Flori Mumajesi rrezikon të anulojë koncertet: Ka dy ditë që luftoj me dhimbjen (FOTO)

Ai është ndër kantautorët më të mirë shqiptar. Këngët e tij janë hite, por edhe këngët që ai bën për të tjerët, janë ndër më të pëlqyerat për publikun shqiptar. Po flasim për artistin e njohur Flori Mumajesi, transmeton Revista Class.

Në fakt sot ai ka dhënë një lajm jo të mirë përmes një postimi në Instagram. Ai shkruan se për shkak të një dhimbje të madhe në krahëror, rrezikon të anulojë të gjitha koncertet e tij.

Flori tregon se ka luftuar këto dy ditë me këtë problem, por dhimbja ka qenë e madhe, dhe se nuk ia ka dalë ta mposhtë.

“Nuk e di a duhet ta bëja këtë postim apo jo, por e ndjej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert. Kam dy ditë që luftoj me dhimbjen në krahëror për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit. Por nuk ia dola dot dhe kjo është dhimbje më e madhe në të vërtet. Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anulloj të gjitha koncertet. Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rekuperuar, por unë shpresoj se do të bëhem më mirë më shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetësoj ky postim. Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm me energji pozitive. Ju dua”,-shkruan Flori në postimin e tij. Ne i urojmë shërim sa më të shpejt Florit. Kurajo!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button