SHBA, tjetër bazë ushtarake në Korenë e Jugut

Ndërsa Korea e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë hapur një bazë të re ushtarake në Korenë e Jugut. Bëhet fjalë për një “qytet të vogël” amerikan që ka kushtuar 11 miliardë dollarë, i pajisur mes të tjerash me 4 shkolla, 5 kisha, dyqane të markës “Taco Bell” dhe “Burger King”, shkruan Top Channel.

“E kemi ngritur nga hiçi. Punimet do të përfundojnë në vitin 2021”, ka deklaruar kolonel Scott W. Mueller, komandant i garnizonit Camp Humphreys.

Baza në fjalë është një ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës ushtarake jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas “Washington Post”, ky projekt është realizimi i një dëshire të hershme të ushtrisë amerikane për të spostuar selinë qendrore të tyre jashtë Seulit.

Një dëshirë që daton 30 vjet më parë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Negociatat për zhvendosjen e shtabit zhvillohen prej vitesh, por probleme politike dhe kostoje kanë ngadalësuar procesin.

Por tashmë ëndrra po kthehet në realitet, me 25 mijë vetë, ushtarakë dhe familjarë të tyre, që do të banojnë në të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button