Rama: Kabineti i ri qeveritar do jetë gati në gusht

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i pyetur për kabinetin e ri qeveritar që ka deklaruar se do jetë gati në gusht kurse ajo që do të formohet, do të jetë një qeveri e vogël.

“Do bëjmë një Qeveri të vogël, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektorateve, drejtorive, duke u munduar të rrisim efikasitetin dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë, me më pak në çdo aspekt”- tha ai. I pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar duke thënë se akoma nuk është e qartë se kush dhe në cilin dikaster do të angazhohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button