Spektakël futbolli, Shkupi mirëpret Prishtinën me 6 gusht

Skuadra e Shkupit po vazhdon përgatitjet intensive në qendrën sportive në Mavrovë, ku tani më nëntë ditë me radhë është duke qëndruar në këtë kompleks stërvitur, ku mbretërojnë kushte të mrekullueshme për punë dhe akumulim të forcës për sezonin e ri.

Gjatë qëndrimit në Mavrovë skuadra deri më tani ka organizuar dy ndeshje kontrolluese, fillimisht kishte luajtur me KF Renovën (0:1), ndërsa të enjten luajti kundër KF Gostivari (1:0), ndërsa ndeshja e radhës do të jetë nesër, ku përballë do të ketë skuadrën e Flamurtarit nga Prishtina.
Shkupi me 31 korrik përfundon fazën e përgatitjeve në Mavrovë, për tu kthyer në Shkup ku do të fillojë dhe faza e tretë, ndërsa ndeshjen e fundit të kontrollueseve Shkupi ka vendosur të luajë para publikut tonë në Çair, e për kundërshtarë do të jetë skuadra nënkampione e Kosovës, FC Prishtina.

Marrëdhëniet e mira në mes dy klubeve shqiptarë nga dy kryeqendrat Shkupit dhe Prishtinës njëherit do ta bëjnë që kjo ndeshje të jetë vëllazërore. Ndeshja FC Shkupi – FC Prishtina luhet me 6 gusht (e diel), me fillim në orën 17:00 në stadiumin e Çairit dhe prite të jetë një festë e vërtet për dashamirët e futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button