Qeveria e kaluar bëri mijëra punësime para zgjedhjeve

Që nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe deri në formimin e Qeverisë së re, Qeveria e kaluar ka punësuar 7708 persona. Pikërisht në ditën kur janë shpallur zgjedhjet, janë punuar jo më pak se 4473 persona, njoftoi gjatë ditës ministri i Shoqërisë Informatikë dhe Administratës Damjan Mançevski. Sipas dispozitave ligjore, punësimet në periudhën parazgjedhore, që nga shpallja e zgjedhjeve, janë ligjërisht të ndaluara.

Vetëm më 17 tetor, ditën e shpalljes së zgjedhjeve janë angazhuar 4 mijë e 473 persona. Të tjerët 3 mijë e 235 janë angazhuar në ditët nuk ekziston absolutisht asnjë bazë ligjore për angazhimin e tyre deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Qeveria e re nga ana tjetër në dy muajt e parë ka punësuar 96 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button