Apel nga policia e Maqedonisë: nëse nuk tregoni se i keni gjetur dokumentet nuk mund të udhëtoni

Policia e Maqedonisë përmes kumtesës sot kërkon nga shtetasit e saj që të njoftojnë atë në rast se i kanë gjetur dokumentet e udhëtimit pasi paraprakisht i kanë shpallur ato si të humbura. Kjo sipas policës, është e domosdoshme pasi që nuk mund të udhëtojnë me dokumente që i kanë shpallur të humbura, ato janë të pavlefshme, shkruan Portalb.mk.

“Gjatë sezonit turistik veror janë shpeshtuar rastet kur banorët e Maqedonisë nëpër vendkalimet kufitare tregojnë dokumente të cilat me herët i kanë shpallur si të humbura apo të vjedhura. Ata tentojnë të kalojnë kufirin duke mos e lajmëruar policinë se të njëjtat i kanë gjetur. Mirëpo, duket të kihet parasysh fakti se pasi që dokumentet shpallen të humbura apo të vjedhura ato janë të pavlefshme dhe vendosen në bazën e INTERPOLIT dhe nëse përdoren diku në botë të njëjtat menjëherë konfiskohen ndërsa ai që i përdor nuk mund të udhëtojë më tej.” shkruan në kumtesë, MPB-ja, njofton Portalb.mk.

Me qëllim që kjo mos të ndodhë dhe mos të ketë shpenzime plotësuese për qytetarët, MPB apelon deri te ata të njoftojnë policinë që e kanë gjetur dokumentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button