Shumë shpejtë do të dihet a do të kenë banorët e Maqedonisë tarifë të lirë të rrymës

Për katër ditë do të dihet nëse amvisëritë do të mund të gatuajnë, të lajnë rroba dhe të nxehin ujë me rrymë të lirë edhe gjatë ditës e jo vetëm gjatë orëve të natës. Komisioni rregullator tashmë punon në  analizën për aplikimin e sërishëm të tarifës së lirë ditore për konsumatorët e vegjël, që para dy ditëve e kërkoi Qeveria, njofton Alsat-M. Rregullatorët tani për tani nuk zbulojnë detaje nëse ka kushte për kthimin e tarifës së lirë dhe si kjo do të ndikonte ndaj tregut vendor të energjisë.

Çmimi i rrymës së lirë është dyfish më i ulët se tarifa normale që e paguajnë amvisëritë. Për momentin, qytetarët përdorin rrymë të lirë çdo ditë pune prej orës 22: 00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, për fundjavë, nga ora 22: 00 të shtunën deri në orën 07:00 të mëngjesit të hënën.

Qëllimi i qeverisë është që të kthehet rryma e lirë prej dy orëve gjatë ditës, privilegj që u shfuqizua para pesë viteve. Megjithatë, shtrohet dilema se si në këtë rast do të kompensoihen shpenzimet e kompanive energjetike dhe nëse kjo do ta shtrenjtonte rrymën apo diferencën do ta subvencionon shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button