Roma: Do t’i dërgojmë Leicester City-t ofertën e fundit për Mahrez

Drejtoria e klubit futbollistik Roma, ka bërë të ditur se anglezëve të Leicester City-t do t’u dërgojë ofertën e tyre të fundit për futbollistin 26 vjeçar, Riyad Mahrez, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori Sportiv i Romës, Ramón Rodríguez Verdejo, i njohur në opinion si Monchi, u tha gazetarëve se sipas të gjitha gjasave, oferta e radhës do të jetë oferta e fundit për lojtarin anësor të Leicester-it.

Deri më italianët kanë dërguar dy oferta dhe të dyja ishin refuzuar nga anglezët.

Monchi theksoi se Roma konsideron edhe opsione tjera, në qoftë se Leicester kundërshton përsëri ofertën për Mahrez.

“Nuk punojmë vetëm për një emër. Ne kemi edhe disa opsione tjera. Deri më tani kemi dërguar dy oferta. Kjo mund të jetë e fundit”, ka thënë Monchi.

Roma ka nevojë për një futbollist të repartit ofenziv, pasi paraprakisht Mohamed Salah kaloi në Liverpool.

Në karierën e deritanishme, futbollisti algjerian Riyad Mahrez ka veshur fanellat e klubeve Quimper, Le Havre II, Le Havre dhe Leicester City. Për kombëtaren e Algjerisë ai ka regjistruar 30 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button