Zhbogar: Shkupi dhe Sofje japin shembull se si duhet të zgjidhen problemet

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është shembull se si dy shtete munden që vetë ta zgjedhin problemin i cili ka ekzistuar shumë vite”, kështu deklaroi shefi i Delegacionit të BE në Maqedoni, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.

“Unë patjetër duhet ta përshëndes këtë Marrëveshje sepse mendoj se është marrëveshje që do t’i ndryshojë marrëdhëniet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon. Ky është shembull se si dy shtete mund ta zgjidhin problemin i cili ka ekzistuar shumë vite dhe si mund ta hapin rrugën e bashkëpunimit për të ardhmen”, tha ambasadori Zhbogar në intervistë për TV 21.

Sipas tij, marrëveshja do të sjellë ndryshime të cilat disa njerëz duhet t’i shohin. Në lidhje me Planin qeveritar “3-6-9” euroambasadori theksoi se ai është vetëm hap fillestar deri te realiteti i ri në shtet.

“Banorët duhet të shohin se diçka është e ndryshme. Ata duhet të shohin ndryshime edhe në gjyqësor. Të gjithë do të ndjehen se janë të njëjtë para gjykatës, Se ligji vlen njësoj për të gjithë. Këto reforma ose plani janë vetëm hapi i parë që do të çojnë deri te ajo situatë kur njerëzit do të kuptojnë se ka realitet të ri në shtet, realitet më të mirë”, vlerësoi Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button