Shkëndija me dy lojtarë më pak mundet nga Trakai

Skuadra e Shkëndijës e ka përjetuar disfatën e parë në garat evropiane, dukehumbur në ndeshjen e parë nga Trakai me rezultat 2:1. Fillimisht vendasit kishin kaluar në epërsi në minutën e parë me anë të Maksimov, ndërsa Stenio Junor ka barazuar rezultatin në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe golin e dytë, ku përsëri shënoi Maksimov. Deri në fund të ndeshjes skuadra kuqezi mbeti me dy lojtarë më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Junior 57’ dhe Cuculi 62’.

Edhe pse Shkëndija ka pësuar disfatë me rezultat 2:1, ka edhe një mundësi për të kaluar në fazën tjetër, kur do të pres skuadrën lituaneze në Strumicë një javë më vonë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button