Lëshohet fletë-arrest ndërkombëtarë për Grujovskin dhe Boshkovskin

Pas përpjekjeve të pasuksesshme të Policisë që t’i gjejë ish kryeshefin e Drejtorisë së Pestë të Policisë Sekrete, Goran Grujovski dhe ish të punësuarin në DSK i cili i ka kryer urdhrat e Grujovskit, Nikolla Boshkovski, të dy të akuzuar në rastet e PSP-së “Target” dhe “Fortesa” për përgjimin e mijëra qytetarëve pa urdhër gjyqësor, sot Policia e Maqedonisë ka kërkuar të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtarë për to, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Ata informojnë se dje, Gjykata e Apelit i ka lajmëruar rreth orës 17:00 se do t’i dorëzojnë urdhrat për paraburgimin e dy të dyshuarve, por ata janë dërguar pas katër orëve, gjegjësisht në orën 21:00, ndërkaq sipas MPB-së, përpara se t’i marrin urdhrat gjyqësor ata nuk kanë mundur që të intervenojnë.

“Menjëherë është lëshuar fletë-arrest kombëtarë me të cilën janë zbatuar aktivitete për arrestimin e të dyshuarve. Ekipet e Ministrive të Punëve të Brendshme kanë kryer kontroll në objektet e adresave në të cilat janë të paraqitura si vende ku jetojnë të dyshuarit dhe është kontrolluar në shumë lokacione të Republikës së Maqedonisë, saktësisht në Shkup, Veles dhe Ohër, për të cilat ka pasur njohuri operative se të dyshuarit mund t’i kenë shfrytëzuar disa vende të caktuara për t’u fshehur. Duke e pasur parasysh se MPB nuk ka arritur t’i gjejë, në pajtueshmëri me kompetencat, MPB ka kërkuar nga Gjykata që të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtarë dhe sipas urdhrit të Gjykatës tanimë është lëshuar e njëjta për G.G. dhe N.B. (Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, shkrim i redaksisë)”, thonë nga MPB.

LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button