Është duke u kryer autopsi në njërin nga pacientët e vdekur në Klinikën e Infektives

Trupi i njërit nga dy pacientët e vdekur në Klinikën Infektive është dhënë për autopsi me qëllim që të fitohet pasqyrë më e qartë, mes të tjerash dhe të kontrollohet se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë lloj të helmimit, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Institutit të shëndetit publik, Shaban Memeti konfirmoi se ata tashmë i kanë njohur edhe testimet e tyre, ndërsa pasdite priten rezultatet e para, bën të ditur PlusInfo.

Dyshimet më shumë drejtohen nga ethet hemorragjike, por akoma nuk ka informatë zyrtare se për çfarë lloj të sëmundjes bëhet fjalë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, drejtori i Klinikës Infektive dhe kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zvonko Milenkoviq deklaroi se në Repartin e Infektives në periudhë prej tre ditësh kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Gostivari. Ata kanë qenë babë, babai 50 vjeçar, ndërsa biri 23 nga fshati Simnicë. Në Klinikë janë ndalur shtatë persona tjera por janë jashtë rrezikut për jetë.

LEXO: Dy pacientë ndërruan jetë, ndërsa katër të tjerë ndodhen në Klinikë nga sëmundja ende e panjohur

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button