Durguti në Shkup fiton serbin Milenkoviç dhe merr ATP pikë

Sot në fushat e tenisit në Shkup ka filluar xhiroja e parë e turneut ndërkombëtar ITF Futures, turne që kap vlerën e 15.000 dollarëve.

Pas shumë pjesëmarrjeve në turne të ndryshme në Austri, në vendlindje është kthyer edhe besir Durguti, i cili që në rrethin e parë ka shënuar fitore ndaj tenistit serb, Nebojsha Milenkoviç, duke e mundur me rezultat 6:1 dhe 6:3, njëherit kjo fitore tenistit shkupjan i ka sjellë edhe një ATP pikë.

Turneu vazhdon më tutje, ndërsa në rrethin e dytë Durguti do të ketë një sfidues mjaft të fortë, kur përballë tij do të dalë bartësi i turneut, austriaku David Pilchler, i cili në ATP listën është i renditur lartë në pozitën e 450-të. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button