Policia turke ka sekuestruar një ton heroinë në qarkun Sakaria

Zyrtari i lartë i Stejt Departmentit amerikan, Hoyt Yi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë të stërsmadhojnë ndikimin e Rusisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, por shtoi se Washingtoni do të mbetet u kujdesshëm.

Yi tha se Amerika po ndërmerr masa për të forcuar shtetet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër ndikimit të keq, qoftë atë të Rusisë, apo të shteteve tjera dhe shtoi se Washingtoni dëshiron të sigurohet se as Rusia, e as ndonjë aktor tjetër nuk do ta ketë të lehtë të ndikoi në politikën e jashtme apo të brendshme të shteteve të Ballkanit.

Zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi tha se çdo demokraci duhet të jetë e brengosur për shkak të ndërhyrjeve të Rusisë në Mal të Zi.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Ji, duke folur për procesin kundër organizatorëve të grusht-shtetit të dështuar në Mal të Zi, tha se nëse Rusia dëshiron jo vetëm që të përzihet në zgjedhje, por edhe të përmbys Qeverinë demokratike të një vendi, i cili së fundi u anëtarësua në NATO, atëherë edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të kujdesshme.

Yi pranoi se demokracitë në Ballkan ende janë të brishta dhe se ato kanë ende nevojë për mbështetjen amerikane dhe se Washingtoni e ka të qartë këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button