I mjaftojnë vetëm 9 minuta, Sadiku debuton me gol në Champions (VIDEO)

Armando Sadiku ka debutuar me gol në Champions League me skuadrën e tij të re, Legian. Megjithatë, polakët u mundën 3-1 në Kazakistan nga Astana vendase, transmeton Top Channel.

Sadiku e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 70 kur rezultati ishte 2-0 në favorin e vendasve.

Menjëherë sulmi i polakëve mori një tjetër ritëm dhe pas 9 minutave nga aktivizimi, sulmuesi i kombëtares sonë arriti të ngushtojë diferencën, duke shënuar golin e parë në karrierën e tij në Champions League.

Një gol shprese për Legian, ku edhe pse u mposht 3-1, do t’i mjaftonte një fitore 2-0 në ndeshjen e kthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button