Takim i ministrit Ademi me ambasadorin grek Janakakis

Ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e Republikës së Greqisë në republikën e Maqedonisë, Dimitris Janakakis.

Në takim, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, ministri Ademi e ka njoftuar ambasadorin Janakakis me aktivitetet momentale lidhur me diasporën, si dhe nevojën për ndërtim të Strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, e cila duhet të paraqesë udhërrëfyes për bashkëpunim të frytshëm me diasporën.

Në mënyrë plotësuese, është biseduar edhe për këmbimin potencial të përvojave, mendimeve dhe praktikave pozitive të lidhura me çështjen e diasporës midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Në takim, edhe një herë është konfirmuar dëshira për marrëdhënie të mira dhe avancim të masave për ndërtim të besimit midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button