fbpx

Franca po përballet me vatra të shumta zjarresh

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që shpërthyen në rajone të ndryshme në jug të Francës dhe në ishullin Korsika për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, të thatë dhe me erëra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave franceze, vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve në rajonet Vaucluse, Alpes-Maritimes, Var në jug të Francës dhe në ishulin Korsika.

Njoftohet se në punimet për shuarjen e zjarreve marrin pjesë rreth një mijë punonjës dhe se janë vënë në përdorim 19 avionë, 10 prej të cilëve për shuarjen e zjarreve.

Si pasojë e flakëve janë plagosur 15 policë dhe 4 punonjës, ndërsa Franca ka kërkuar nga BE-ja dy avionë për shuarjen e zjarreve.

Më tej thuhet se është djegur hapësira prej më shumë se 3 mijë hektarësh, sidomos në rajonin Var ku për shkak të erërave të forta zjarrfikësit e kanë të vështirë për të vënë nën kontroll stuhinë e zjarrit.

Dje një autostradë në rajonin Var, në afërsi të zjarrit ishte mbyllur për trafikun për një kohë kurse disa qytetarë ishin evakuar nga rajoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button