LSDM: VMRO-DPMNE-ja në mënyrë dëshpëruese përpiqet të kryejë presion ndaj gjyqësisë

Në frikë nga ballafaqimi me përgjegjësinë për gjithë atë që ua bëri qytetarëve dhe shtetit, VMRO-DPMNE-ja përmes pres-konferencave të zbrazëta dhe të ricikluara çdo ditë në mënyrë të dëshpëruar përpiqet të kryejë presion ndaj gjyqësisë dhe ta pengojë qeverisjen e të drejtës.

Këtë e porosit LSDM-ja në reagimin ndaj pres-konferencës së sotme të Nevenka Stamenkovskës nga VMRO-DPMNE-ja në të cilën tha se sipas vizionit të LSDM-së në Maqedoni duhet të ketë gjyqësi e cila do të zbatojë vetëm porosi partiake dhe ndjekje politike të atyre që nuk mendojnë njëjtë.

“Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski përmes ‘Svarkovski’ gjyqësisë dhe gjykatësve nga tefteri i Gordana Jankulloskës montonin raste, kryenin ndjekje, qëronin hesape me ata që nuk mendojnë njëjtë. Përfundoi koha kur aktvendimet gjyqësore porositeshin dhe shkruheshin në shtabin e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Reformat në gjyqësi, shtohet, të projektuara në Planin reformues 3-6-9 të cilët di të zbatohen në pajtueshmëri me praktikat më të mira evropiane, sigurojnë gjyqësi profesionale dhe të pavarur, të liruar nga çfarëdo lloj presione dhe kontrolle partiake.

“Qeverisja e të drejtës është interes i lartë shtetëror dhe kombëtar dhe për këtë arsye secili i cili ka bërë çfarëdo lloj vepre penale do të duhet të përgjigjet për procedurat e tij pa dallim të përkatësisë së tij etnike, religjioze, partiake ose çfarëdo lloj përkatësie tjetër”, potencohet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button