SHBA: Të shtëna alarmi kah anija iraniane në Gjirin Persik

Një zyrtar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka thënë se një anije patrulluese e Marinës amerikane sot ka shkrepur të shtëna alarmi kah një anije e Marinës së Iranit në pjesën veriore të Gjirit Persik, pasi anija iraniane ishte afruar në 140 metra nga anija amerikane, transmeton REL.

Ky zyrtar tha se luftanija amerikane, USS Thunderbolt, ka ndërmarrë të shtëna alarmi, pasi përpjekjet për komunikim nëpërmjet radios ishin injoruar nga anija iraniane.

Mëtutje, ky zyrtar amerikan tha se anija e Gardës Revolucionare të Iranit, po ashtu, i ka injoruar edhe sinjalet e dritës nga USS Thunderbolt.

“Është jashtë normës” nga një anije ushtarake e Iranit që “të afrohet në atë shkallë të shpejtësisës”, tha zyrtari amerikan dhe ka shtuar se luftanija amerikane “është dashur të veproj për sigurinë e ekuipazhit”.

Përfundimisht, luftanija iraniane ishte larguar pas të shtënave të alarmit.

Luftanija USS Thunderbolt, që është anije e kategorisë patrulluese, ka marrë pjesë në një ushtrim dhe stërvitje me municion të vërtetë në Gji, gjatë javës së kaluar, së bashku me anijet e tjera të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe luftanijet e shteteve të Gjirit Persik, që janë aleatë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button