60.000 denarë dënim për vrasjen e një qenit në Shkup

Është paguar dënimi prej 60.000 denarë në ime të Simo Lipski për vrasjen e një qenit në lagjen e Shkupit “Debar Maallo” në prill të vitit 2017, njofton Portalb.mk.

Lipski e ka vrarë qenin endacak me sëpatë përpara një kafiterie të mbushur me mysafirë. Ky lajm e ka shqetësuar opinionin i cili më pas organizoi protesta në vendin e incidentit për të kërkuar drejtësi për vrasjen e qenit.

Prokuroria e dënoi Lipskin me 60.000 denarë, të cilët ai patjetër duhet ta paguaj në xhiro-llogarinë e OJQ-së “Anima Mundi”. Paratë nga dënimi do të harxhohen për qëllime humanitare për kafshët. “Anima Mundi” kumtoi se mjetet do të shfrytëzohen vetën në emrin e qenit të quajtur “Idriz” për raste urgjente të kafshëve të cilët do të zgjidhen publikisht.

Edhe pse Lipski ka qenë i dënuar me gjithsej 1.800 euro, “Anima Mundi” thotë se ky lajm nuk i gëzon, pasi që ata duan që  Lipskin ta shohin në burg. Megjithatë, shoqata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve vlerëson se prokurori i angazhuar për këtë rast, ka kryer gjithçka që është e mundur për këtë rast.

Pa dallim që gjykatësi e ka kryer procedurën kundër të dënuarit për vrasjen e qenit, “Anima Mundi” vlerëson se për to ky rast nuk është i mbaruar duke thënë se “Lipski do të jetë përgjithmonë vrasës, i cili para se gjithash është dënuar me akuza nga tërë populli i Maqedonisë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button