Qeveria e Maqedonisë do të mbajë seancën e radhës, këto janë temat e diskutimit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 17 do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtojë informacione të ndërlidhura me sanimin e pasojave nga reshjet përmbytjeve dhe me dëmet e shkaktuara të kulturave bujqësore në rajonin e Resnjës dhe të Tetovës.

Në rend dite të seancës së 16-të është edhe Propozim-vendimi për vërtetimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin 2018.

Pritet të miratohen edhe vendime të domosdoshme në vigjilje të aktiviteteve të parashikuara me stërvitjen ushtarake “Dragoon Guardian” rreth hyrjes dhe qëndrimit të ushtrisë së SHBA-së në territorin e Republikës së Maqedonisë për shkak të pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkët.

Qeveria do ta shqyrtojë edhe informacionin për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në EKSPO 2020 DUBAI, si dhe raportin për bisedimet e kryera, me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes mes Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për njohje të ndërsjellë dhe zëvendësim të patente shoferëve në dy vendet.

Në seancën e sotme janë edhe propozimet dhe vendimet për të cilat Qeveria jep mendim me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e të cilat kanë të bëjnë me raportet vjetore dhe planet e shumë agjencive, trupave rregullatorë dhe ndërmarrjeve publike.

Para ministrave, siç qëndron në pres-shërbimin qeveritar janë edhe propozimet për çështje të caktuara kadrovike dhe tjera në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button