Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, u jep “zemër” gjykatësve nën diktatin e VMRO-së

Zvarritja e shkarkimit të prokurorit kontrovers, Marko Zvërlevski, ndikon negativisht në realizimin e planit “3-6-9” në pjesën e reformave në gjyqësor, por dhe i inkurajon të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e partizuar që të vazhdojnë me avazin e vjetër, me kryerjen e direktivave partiake. Kështu vlerësojnë për Portalb.mk, eksperti juridik, Naser Ziberi dhe avokati, i cili njëkohësisht e ka shpallur edhe kandidaturën për prokuror shtetëror, Xvonko Davidoviq, në lidhje me prolongimin e shkarkimit të prokurorit shtetëror dhe efektet negative që mund t’i shkaktojë kjo zvarritje.

“SNaser Ziberihumica e re parlamentare nuk gjendet mirë në procedurat kuvendore, i ka mundësuar VMRO-DPMNE-së që t’i bëjë të gjitha abuzimet e mundshme me rregulloren për punën e Parlamentit dhe kjo ndikoi në zvarritjen e shkarkimit të Marko Zvërlevskit. Tanimë është e qartë se më Zvërlevski nuk është legjitim, sepse ai nuk e ka përkrahjen e shumicës parlamentare dhe propozuesit, pra Qeverisë. Mbetja e çdo ore më tutje e Zvërlevskit në funksionin e prokurorit të përgjithshëm është e dëmshme për sistemin e jurispodencës në përgjithsësi dhe sidomos për gjyqësorin”, thotë Ziberi.

Avokati Davidoviq, vlerëson se shkarkimi i Zvërlevskit duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur, pasi që e njëjta u premtua edhe nga shumica parlamentare në pjesën e reformave në gjyqësor, ndërkaq, për realizim e plotë të reformave në gjyqësor duhet të vendosen njerëz profesional dhe jo partiak.

Xvonko Davidoviq“Prolongimi i shkarkimit të prokurorit Marko Zvërlevski ndikon në reformat e përgjithshme. Zvërlevski e ka dëmtuar reputacionin e Prokurorisë, në fakt, Prokuroria Speciale për atë u formua, pasi që nuk funksiononte Prokuroria e rregullt. Nuk është çështja të ketë pastrim partiak, por të zbatohen reformat, duke filluar që nga koka, pra nga prokurori publik, Këshilli Gjyqësor dhe gjithçka më poshtë. Jo kuadrot e një partie të caktuar të ndërrohen me kuadro të partisë tjetër, por duhet të vendosen profesionistë të cilët kanë dëshmuar se në të kaluarën kanë punuar dhe kanë treguar për parregullsitë dhe zgjidhjet e këqija”, thotë Davidoviq.

Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, inkurajim për gjykatësit e partizuar

Mos-shkarkimi i Zvërlevskit i inkurajon disa gjykatës të caktuar të cilët punojnë nën direktiva të VMRO-DPMNE-së që të vazhdojnë me avazin e vjetër, gjegjësisht të jenë të bindur se nuk mund të shkarkohen ashtu lehtë, apo të mendojnë se ende e kanë fuqinë partiake.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë për vizitë në Maqedoni“Pamundësia e shkarkimit në mënyrë më efikase e këtij funksionarit padyshim se i inkurajon strukturat e vjetra në gjyqësor të cilët politikisht janë të instrumentalizuar nga VMRO-DPMNE që në njëfarë mënyre ta vazhdojnë stilin e tyre të veprimit. Masat efikase për shkarkimin e Zvërlevskit dhe vënien në binarë të institucioneve padyshim se e disiplinon të gjithë gjyqësorin, në rend të parë gjykatësit që të jenë më të kujdesshëm sepse edhe ata mund të vihen para drejtësisë. Zhagitja padyshim se negativisht ndikon në funksionimin e përgjithshëm të sistemit të jurispodencës”, vlerëson juristi Ziberi.

Sipas avokatit Davidoviq, mos-shkarkimi i Zvërlevskit, një pjesës së gjykatësve të cilët vazhdimisht kritikohen, dhe ata që vendosin për lëndët e PSP-së u jep shpresë se të njëjtit nuk do të shkarkohen aq lehtë.

“Me këtë disa gjykatës të caktuar shpresojnë se nuk do të shkarkohen aq lehtë. Tani, gjykatat jo vetëm që funksionojnë në mënyrë të njëjtë si më parë, por edhe më keq. Pra, standardet e dyfishta dhe drejtësinë selektive tani e ndajnë hapur. Nëse shihni në këtë periudhë, të gjitha masat e propozuara nga Prokurorisë Themelore, gjykatat i kanë pranuar, ndërkaq propozimet e Prokurorisë Speciale të gjitha i kanë refuzuar”, thotë Davidoviq.

Partitë presin “zë” nga Talat Xhaferi për “raundin e dytë” me Zvërlevskin

Talat XhaferiDerisa debati për rishikim e Buxhetit ë pritet sot të përfundojë, pritjet janë që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, menjëherë të thirr vazhdim të seancës për shkarkimin e Zvërlevskit, por megjithatë të njëjtën askush nuk e konfirmon. Portalb.mk, kontaktoi me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, Petre Shilegov dhe Ejup Alimi, por dhe me shërbimet kuvendore të informimit, por të njëjtët thanë se presin që Talat Xhaferi të thirr seancë, duke thë se “nuk e dinë se kur kjo e fundit mund të ndodh”. Edhe zv/kryeministri Bujar Osmani, paraprakisht tha se shumë shpejtë Zvërlevski do të shkarkohet, por edhe ai nuk dha ndonjë ditë konkrete.

Shkarkimi i Zvërlevskit në rend dite është vendosur më 11 korrik, por për shkak të obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së nuk ka përfunduar.

Ndryshe, Zvërlevski shquhet si prokuror i afërt me partinë e Nikolla Gruevskit dhe për punën e tij është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ishte ndërmjetësuese mes partive në vend për të formuar Prokurorinë Speciale.

Zvërlevski nuk i hetoi lëndët që dolën nga “bombat”, në të cilat dëgjohej për krime të rënda nga kreu i pushtetit të atëhershëm VMRO-DPMNE.

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button