Anëtarët e grupit të vrojtimit “Bashkimi” përkujtojnë themeluesin e këtij grupi, Rustem Fejza

Anëtarët e grupit të vrojtimit “Bashkimi” sot e kanë përkujtuar themeluesin e këtij grupi, Rustem Fejza, një vit pas vdekjes së tij.

Ja dhe deklarata e plotë e g.v “Bashkimi”

“Sot, pas një viti të humbjes së tij, në Drogomisht të vogël anëtarët e G.V. Bashkimi e kujtojmë një nga themeluesit dhe vëllain tonë Rustem Fejza. Shpirti i tij dashamirës dhe natyrë-dashës, për të afruar fëmijët dhe të rinjtë më afër natyrës dhe miqësisë me njerëz të ndryshëm dhe për t’i larguar nga ndikimi i teknologjisë dhe pasivitetit të përgjithshëm.

Na ndihmoi që të themelohet grupi vrojtues Bashkimi. Edhe përpara se të themelohet grupi, lokali i Rustemit ishte qendra e fshatit, aty mblidheshin të rinjtë për të kaluar kohën në bisedë me shokët apo në një lojë letra.

Një vit ka kaluar, por të rinjtë e Drogomishtit të vogël ende takohen te “Kulla e Rustes” të cilin lokal sot e udhëheq babai i tij zoti Maliq me nipin Taulant. Për vëllain tonë vlenin të gjithë, përveç kujdesit për familjen e tij, fëmijëve dhe bashkëshortes, konsideratës dhe respektit për prindërit e tij, ai donte që gjithë fshati të jetë I kënaqur dhe të mos i mungojë asgjë.

Rustemi ishte pjesë e çdo programi dhe çdo aktiviteti në lidhje me grupin. Ne si grup e kujtojmë ngjitjen e çdo mali me Rustemin, punën e tij të pakursyer në ndërtimin e shtëpizës së g.v.Bashkimi, entuziazmin dhe harenë e tij të pakufi edhe në kushtet më të vështira, ashtu siç i ngjan një skauti të vërtetë.

Kinezët e vjetër thonë “mos vuaj për atë që e ke humbur, por gëzohu për atë që ke pasur”, kështu, neve ai na mungon, por jemi të lumtur dhe ndjehemi të privilegjuar që Rustemi ka qenë pjesë e jonë.

Edhe pse ai nuk do të zëvendësohet kurrë, na la tre yje që me shpirtin e njëjtë i vazhdojnë hapat e babait të tyre. Rudina, Taulanti dhe Bashkimi i vogël janë tre nga anëtarët më të sjellshëm dhe më punëtor të g.v. Bashkimi. Ata së bashku me vëllezërit dhe motrat tjera të grupit bëjnë gara, ngjiten maleve dhe marrin pjesë në aktivitete të tjera.

Kështu, përderisa grupi do të ketë kësi shpirtrash në mesin e vet, kujtimi i vëllait tonë Rustem Fejza nuk  do të harrohet kurrë.”

DSC_3080

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button