Kopshti “Bleta”, reagon “Megjashi”: Prindërit e kanë ditur se fëmijët e tyre aty kryejnë rituale fetare

Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur ditëve të fundit me kopshtin “Bleta”, në të cilën fëmijë të vegjël prej 6 deri më 11 vjet vazhdimisht kanë kryer rituale fetare brenda kopsht, reagojnë se sipas informatave jo-zyrtare që i posedojnë, ky kopsht është shoqatë e cila mes tjerash kryen edhe rituale fetare, njofton Portalb.mk.

Nga Ambasada apelojnë deri te opinioni i gjerë që t’i mbrojnë fëmijët nga çfarëdolloj lloji të urrejtjes – etnike, fetare, nacionale, racore apo të tjera dhe vlerësojnë se është e patjetërsueshme që shteti të krijojë regjistra që do t’i ndjekin programet e të njëjtave.

“Të nxitur nga reagimet e shumta në në media dhe rrjetet sociale, në lidhje me fotografitë e fëmijëve të cilët gjenden në qendrën edukative “Bleta” në Çair, janë publikuar në Facebook faqen fotografi duke u parë se si kryejnë rituale fetare të fesë islame, duam të themi se sipas informatave tona të cilat jo-zyrtarisht i kemi marrë për fëmijët të cilët janë në atë Qendër, janë fëmijë të prindërve që e praktikojnë islamin. Pra prindërit vullnetarisht i kanë dërguar atje. Prindërit e dine se atje mësohet mes tjerash edhe për dispozitat fetare. Në fakt ajo do të ishte arsyeja pse fëmijët edhe janë shkruar në atë kopsht. Prindërit e kanë ditur se ku i kanë lëshuar fëmijët, ata janë pjesë e asaj shoqatë dhe duan që fëmijët e tyre përveç tjerash të mësojnë edhe praktika fetare”, thonë nga Megjashi.

LEXO: Çfarë fshihet pas “Kopshtit Bleta” që bëri bujë në opinion me ligjeratat fetare?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button