Renova me një gol e mundi Shkupin në miqësore

Dje në stadiumin në Mavrovë, skuadra e Shkupit ka luajtur ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore, ndërsa të parën në qendrën sportive të Mavrovës. Kundërshtare e Shkupit në këtë test ishte ekipi i Renovës që shënoi fitore me një gol të shënuar vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë. Autor i golit ishte Argjend Gafuri, i cili nga gjuajtja e lirë gjeti zbrazëtire në murin e gjallë, për të shënuar për fitore.

Ndeshja kishte filluar me dominim të plotë të Shkupit, ku fillimisht Shpend Asani që në minutën e 8-të, arriti pas nj solo aksioni të del para portierit Kobetiq, i cili goditjen e tij e dëboi deri te Stojkovki, edhe ky i fundit tentoi të shënoj, por duke goditur vetëm në trupin e shtrirë të portierit kroat të Renovës.

Shkupi vazhdoi aksionet e njëpasnjëshme, ndërsa në rast për të shënuar u gjet Emannuel Mbella, i cili në disa tentime ishte shumë afër golit, por një herë shtylla dhe dy herë të tjera portieri ndali goditjet e tija. Raste të tjera gjatë pjesës së parë kishin edhe Ermedin Adem dhe Muharem Bajrami.

Pjesa e dytë ishte pasqyrë tjetër, ku trajneri Nuhiu ju dha shansin të gjithë futbollistëve të futen në lojë dhe të tregojnë aftësitë e tyre, ndërsa në këtë pjesë lojë raste kishin gjashtëmbëdhjetë vjeçari Suhejl Muharemi si dhe Fatih Ismaili, ndërsa në tentim për të shënuar ishte edhe Husein Demiri.

Vlenë të theksohet, se në këtë duel në nivel ishte edhe reparti i mbrojtjes, ku Sedat Berisha, Fisnik Zuka dhe Besart Krivanjeva kishin ndërhyrje të sakta në shumë raste.

Në përgjithësi trajneri Nuhiu kishte mbetur i kënaqur nga angazhimi dhe loja që po ndërton, duke pritur që në vazhdimësi të ngritet forma e ekipit, që më 13 gusht kur edhe fillon kampionati, Shkupi të jetë i gatshëm për sfidat e sezonit të ri.

Ndeshjen e radhës kontrolluese Shkupi e luan të enjten (27.07.2017) me skuadrën e Gostivarit, ndërsa tani më është caktuar edhe kontrolluesja e fundit gjatë qëndrimit në Mavrovë, ku me 30 korrik (e diel) Shkupi luan kundër Flamurtarit të Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button