OSBE: Turqia është e detyruar t’i lirojë gazetarët e arrestuar

Turqia duhet të merr masa për mbrojtjes së lirisë së mediave dhe t’i lirojë gazetarët nga gazeta “Xhymhyriet”, të cilët janë arrestuar nën dyshim për mbështetje të organizatave terroriste, deklaroi sot përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Arlem Dezir.

Për shkak të procesit, që filloi sot, kundër 19 gazetarëve të gazetës opozitare “Xhymhyriet”, Dezir apelon deri te Turqia që t’i tërheqë aktakuzat, t’i lirojë të gjithë gazetarët, të cilët janë të mbyllur për shkak se e kanë kryer punën e tyre dhe kanë iniciuar reforma të domosdoshme për mbrojtjen e lirisë së mediave.

Dezir theksoi edhe se OSBE-ja me vendosmëri e dënon tentimin e vitit të kaluar për grusht shtet në Turqi dhe se e kupton nevojën për luftë kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, por vlerëson se kjo duhet të bëhet në pajtueshmëri me mbrojtjen e lirive themelore, duke e përfshirë edhe lirinë e shprehjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button