Ilir Meta edhe zyrtarisht president i Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është betuar sot në seancën plenare të Kuvendit, pasi u zgjodh në seancën e 28 prillit  në Parlament, njofton ATSH.

Meta morri 87 vota pro dhe 2 kundër.

Në ceremoninë e e betimit të zhvilluar sot në Kuvend, z[vendëskryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, lexoi formulën e betimit dhe Presidenti Meta tha “Betohem”. Më pas u këndua Himni Kombëtar.

Në seancë merrnin pjesë deputetë nga mazhoranca dhe opozita.

Presidenti Meta në fjalën e tij, përshëndeti të gjithë të pransishmit dhe shprehu vullnetin e hekurt për të respektuar Kushtetuën e Shqipërisë në intersin më të mirë të kombit dhe popullit shqiptar.

“25 vjet më parë u zgjodha deputet në këtë Kuvend dhe tashmë më duhet të ndahem nga jeta parlamnetare për këtë detyrë të lartë. Kam qenë në vijën e parë të ballafaqimit politik, por edhe përpjekjeve për ecurinë europiane të vendit. Thirrjet ta bëjmë Shqipërinë si Europa mbeten edhe sot projekti ynë i përbashkët për të ardhmen”, tha Meta.

“Kushtetushmëria, asnjanësia dhe respektimi i shtetit të së drejtës do jenë referimi im. Do i shërbej frymës së konsensusit, dialogut e bashkëpunimit institucional dhe jetësimit të reformave demokratike”, deklaroi Meta.

Axhenda parashikon më pas edhe ceremoninë e marrjes së detyrës në ambientet e Presidencës, ku të ftuar janë personalitete, politikanë, përfaqësues të trupës diplomatike e të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button