Reforma urgjente në ekologji, ja çfarë kërkohet nga Qeveria e re e Maqedonisë

Ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, industria, planifikimi në sektorin energjetik, zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitete energjetike, pjesëmarrja e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve në sferën e energjetikës… janë pjesë e prioriteteve të cilat janë cekur në dokumentin për reforma urgjente përgatitur nga organizatat qytetare i quajtur “Blueprint”, ndërkaq të cilat duhet t’i zbatojë Qeveria e re e RM-së.

Sipas organizatës joqeveritare Eko-vetëdija, të cilët periudhën e kaluar e moderuan grupin e punës i cili punoi në pjesën e mjedisit jetësor dhe energjetikës në sendërtimin e dokumentit, e drejta kushtetuese e garantuar për mjedis të pastër jetësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është rrezikuar në masë të konsiderueshme.

Elena Nikollovska nga Eko-vetëdija informoi se aerondotja është më e lartë në listën e prioriteteve për të cilat ara propozojnë formim të grupit të punës për gjetje të modusit për kategorizim të automjeteve varësisht nga emisionet e matura gjatë kontrollimit teknik.

Si prioritet në mjedisin jetësor në listë është cekur edhe përballja me ndotjen, siç i quajti Nikollovska, 16 pikat e nxehta, duke filluar me dislokim urgjent të lindanit nga rrethi i Fabrikës Ohis.

Lidhur me energjetikën, Nevena Smilevska porositi se një nga problemet është ai që kemi siguri mjaft të ulët energjetike sepse kompletisht jemi të varur nga thëngjilli, përkatësisht, tha ajo, 80 për qind të rrymës e fitojmë nga ajo lëndë e parë të cilën e kemi për 30 vitet në vijim dhe, sipas të cilës, nuk është obsion i qëndrueshëm dhe nuk është me prioritetet e BE-së.

“BE-ja planifikon ta dekarbonizojë ekonominë nga derivate fosile tërësisht apo rreth 95 për qind deri në vitin 2050. Lidhur me pçlanifikimin e sektorit energjetik kërkojmë edhe rokahëzim të idesë ku duhet të zhvillohet sektori energjetik duke pasur parasysh atë që strategjia për energjetikë ende nuk është miratuar. Zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitetet energjetike është një ndër prioritetet e larta, ndërsa ajo është shpallja e tenderit për furnizim të sistemit për desulfurizim të REK “Bitola'”, theksoi Smilevska.

Ajo si prioritet në dokument e theksoi edhe pjesëmarrjen e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve nga sfera e energjetikës që sipas saj, pjesëmarrja e deritanishme e opinionit është në nivel shumë të ulët.

Në dokumentacionin e përgjithshëm të dokumentit për reforma urgjente ishin konsultuar 146 persona, përfaqësues të 73 organizatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button