Turqi, numri i viktimave shkon ne 301

Ekipet e shpëtimit të shtunën kanë nxjerrë trupat e 15 minatorëve nga miniera në Soma, që ende digjet në vetvete, duke e çuar numrin e të vdekurve nga fatkeqësia në 301, ka thënë Ministri i Energjisë Taner Yildiz.

Duke folur me gazetarët, ai tha se ekipet kanë arritur në pjesë të minierës të cilat ishin më parë të paarritshme për shkak të zjarrit të madh që përfshiu minierën. Megjithatë, ai shtoi se një zjarr i ri ka filluar në brendësi të minierës i cili i pengoi përpjekjet për të gjetur trupat edhe të tre minatorëve që ende mund të jenë të bllokuar, transmeton Mesazhi.

Husein Çelik , nënkryetar i partisë në pushtet (AKP), ka premtuar një hetim në shkallë të gjerë, lidhur me katastrofën e së martës.

” Ata që janë përgjegjës për aksidentin do të mbajnë përgjegjësi”, tha Çelik.

Menaxherët e miniersës kanë mohuar pretendimet e neglizhencës, duke deklaruar se shkaku i zjarrit është ende i panjohur dhe duke këmbëngulur se ata morën të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar incidentin.

Lajme të ngjashme

Back to top button