Taravari paralajmëroi nisje të projektit të këmbimit të mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është takuar me përfaqësuesi nga SHBA duke vendosur korniza kohore dhe strategji ne modalitetet e zbatimit të projektit të këmbimit të mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia.

Taravari dhe Dr. Argjend Imeri zhvilluan një takim dhe darkë pune me Dr. Andrew Sanders dhe Dr. Frank Imbarrato, me të cilët u dakorduan për një bashkëpunim institucional për njohje te ndërsjellët të përvojave në lëmine e mjekësisë mes dy vendeve mike të RM dhe SHBA-ve.

“Ky projekt realizohet falas dhe pritet që të forcojë më shëndetësinë publike, ku mjekë specialistë të fushave të ndryshme me eksperiencat e tyre do t’ju ndihmojnë pacienteve në Maqedoni. Po ashtu mjekë nga Maqedonia se bashku me kolegët e tyre nga SHBA që do të qëndrojnë nga 2-4 javë në SHBA, do të kontribuojnë me përvojat e tyre duke u njoftuar nga afër për mënyrat dhe metodat e implementimit në fusha te caktuara te mjekësisë. “ tha Taravari.

Projekti fillimisht u paralajmërua nga ish ministri Todorov por asnjëherë nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button