MASH-i kumtoi rezultatet preliminare për vendosje në shtëpitë e nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot i kumtoi rezultatet preliminare nga Konkursi për pranim të nxënësve në shtëpitë publike të nxënësve për vitin shkollor 2017/2018.

Në kumtesë ceket se të gjithë nxënësit të cilët janë paraqitur në konkurs janë pranuar, përveç atyre të cilët nuk kanë parashtruar dokumentacion të kompletuar.

“Pas shpalljes së listave me nxënës të ranguar nëpër shtëpi, nxënësit kanë të drejtë ankese në afat prej tre ditësh, e cila parashtrohet në Minsitrinë e Arsimit dhe Shkencës drejtuar Komisionit për shtëpi të nxënësve për shkollat e mesme. Pas prëfundimit të afatit për parashtrim të ankesave më 27.07.2017, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta shpallë listën përfundimtare të nxënësve të rpanuar në shtëpitë publike të nxënësve”, sqarohet në kumtesë.

Nëse mbeten të pap-lotësuara kapacitetet vendosëse në një shtëpi të caktuar, paraqitja elektronike do të jetë aktive prej 28 korrikut deri më 4 gusht apo derisa ka vende të lira, për çka vazhdimisht në ueb faqen e Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës do të publikohen lista me nxënës të pranuar.

Nxënësit të cilët do të parashtrojnë aplikacion elektronik, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë prej 7 deri 11 gusht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa më shumë informata për dokumentacionin dhe konkursin mund të gjenden në linkun: http://www.mon.gov.mk/index.php/konkursi/1896-2017-2023.

Informata më të hollësishme për parashtrim të ankesës apo konkursit mund të gjenden në faqen e fejsbukut të MASH-it, në telefonin: 02/3140-147 apo në adresën elektronike [email protected]

Rezultatet preliminare janë publikuar në http://mon.gov.mk/index.php/2014-07-23-14-03-24/vesti-i-nastani/2082-2017-2032 .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button