MPPS: Në kopshtin “Bleta” për momentin nuk ka fëmijë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) sot kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese dhe kontroll në objektin në rr. 173 nr.8 në Shkup, në bazë të njohurive për ekzistim të entit jolegal me emrin “Bleta”, i cili kujdeset për fëmijë të moshës parashkollore dhe ka kryer edukim të karakterit fetar.

Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, informojnë nga MPPS, në objektin e cekur nuk janë hasur fëmijë, as ndërkaq persona të punësuar, ndërkaq pamja e jashtme dhe rregullimi i oborrit bëjnë me dije se aty janë zhvilluar aktivitete të karakterit edukativ-kujdestar.

“Mbikëqyrja është bërë në bazë të dispoziztave të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ndërkaq pas informatave të marra për kryerje të veprimtarisë: kudjesje dhe edukim i fëmijëve, në institucion i cili nuk është regjistruar në Regjistrin e institucioneve për fëmijë pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht në kundërshtim me ligjin”, kumtoi MPPS.

Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale i dërgoi njoftim zyrtar Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me kontrollin e javës së kaluar në disa objekte, që ishte kryer më 21 korrik të këtij viti, ndërsa gjatë ditës do ta dorëzojë edhe procesverbalin nga mbikëqyrja e sotme.

Nga MPPS paralajmërojnë se edhe më tutje do ta ndjekin këtë rast dhe do të veprojnë konstatohet ndryshim i gjendjes.

LEXO: Çfarë fshihet pas “Kopshtit Bleta” që bëri bujë në opinion me ligjeratat fetare?

LEXO: Ja çfarë komentojnë partitë politike në Maqedoni për rastin e “kopshtit Bleta”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button