fbpx

Ide të thjeshta dhuratash për djalin e jetës tuaj

Dhuratat janë të mirëpritura nga të gjithë, e kur vjen puna tek femrat, ato janë të parat që presin me padurim rastet kur të marrin të tilla surpriza. Lule, çokollata, arushë, bizhuteri apo të tjerë aksesorë, janë zgjidhja ideale për t’i bërë vajzat të lumtura, shkruan Bordo.al. Po djemtë, çfarë duan në të vërtetë?

Këtu vështirësohet disi puna, për aq kohë sa ego mashkullore nuk i lejon të shprehin shumë dëshirat e tyre. E sa herë mundohemi të zbulojmë diçka më tepër, e vetmja përgjigje që marrim është: “çfarëdo të jetë, do të më pëlqejë, se vjen nga ty”. Një nga gënjeshtrat më të mëdha, një tjetër anashkalim i ëmbël…Çfarë dhuratash të veçanta mund t’i bëjmë djalit të jetës, që të surprizohet pa masë?

1. Një darkë për dy, në shtëpi.
2. Posteri i filmit të parë që keni parë sëbashku.
3. Një numër i njejtë dhuratash, me moshën e të dashurit.
4. Krijimi i një slide-show, me momentet tuaja më qesharake.
5. Çarçaf me personazhet apo hobit e tij të preferuar.
6. Prenotim në qendër masazhi, për të dy.
7. Kuletë për paratë, me inicialet e tij.
8. Një dhomë e mbushur me tullumbace me helium, në fundet e të cilave varen fotot tuaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button