Komisionet e Mbrojtjes dhe Sigurisë nga vende të ndryshme theksuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Maksim Dimitrievski dhe kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje ndaj  masës së sigurisë së veçantë hetuese dhe ndjeke të komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e policisë financiare, Drejtoria e doganës, Ministria e Mbrojtjes dhe Emil Dimitriev morën pjesë në mbledhjen ndërkombëtare me temë “Bashkëpunimi dhe Siguria Rajonale”, që u mbajt nga 21 deri 23 korrik të vitit 2017 në Mal të Zi të organizuar nga Komisioni i Sigurisë së Kuvendit të Malit të Zi, njofton Portalb.mk.

Në mbledhje të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët të Komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri dhe shefat e delegacioneve të përhershme të Ansamblit Parlamentar të NATO-s nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Sllovenia dhe Serbia.

Kjo mbledhje ndërkombëtare ishte mundësi që pjesëmarrësit të shkëmbejnë përvoja në lidhje me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

“Nga ana e delegacionit të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe nga Parlamentet e vendeve të cilat morën pjesë në ngjarje njëzëri u theksua mbështetja e qasjes së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe anëtarësim të plotë në të njëjtën. Gjithashtu u potencua rëndësia dhe nevoja e zbutjes së politikës për marrëdhëniet ndër fqinjësore, përkushtimi i plotë i bashkëpunimit rajonal dhe zbatimi i reformave në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se të gjitha vendet e rajonit së bashku duhet të përgatiten për zbatimin e masave dhe iniciativave në drejtim të përforcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Si përfundim i përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit u konstatua se kur flitet për çështjet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen, si shtete duhet të jemi të vetëdijshëm se asnjë vend nuk është mjaftueshëm i fortë që të përballet vetë me migracionin, krimin dhe luftën kundër terrorizmit. Për këtë shkak tregohet nevoja se ai nivel i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit duhet të vazhdojë dhe se së bashku duhet të përgatitemi për zbatimin e masave dhe iniciativave në drejtim të përforcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë në fund thuhet se përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë e kanë theksuan përgatitjen e dëshirës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të jetë organizator i mbledhjes së ardhshme ndërkombëtare të anëtarëve të Komisioneve për Siguri dhe Mbrojtje dhe të shefave të përhershme në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button