Irani do t’i furnizojë të varurit prej drogës

Komisioni parlamentar në Iran miratoi një projekt ligj me të cilin parashihet shteti t’i furnizojë të varurit prej narkotikëve që t’i largojë prej dilerëve.

“Kështu institucionet shtetërore do të kujdesen që të varurit ta marrin atë që u  nevojitet dhe në fund të krijohen kushte për mjekim adekuat dhe lirimin prej varësisë”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Juridik në Parlamentin iranian.

Një përfaqësues i sektorit policor për luftë me drogën sqaroi se programi për furnizimin e të varurve prej drogës përfshin një pjesë të madhe, por jo edhe të gjitha llojet e drogës.

“Një praktikë e ngjashme në Iran ka ekzistuar edhe para revolucionit”, deklaroi një përfaqësues i Policisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Iran për momentin janë rreth 2,8 milionë të varur prej droge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button