Mançevski: Këtë javë raport për punësimet dhe për numrin e administratës publike

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës  Damjan Mançevski sot paralajmëroi se gjatë kësaj jave Qeveria do të dalë me raport të hollësishëm për të gjitha punësimet në Qeverinë e re, por edhe për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik.

“Gjatë kësaj jave, shumë më shpejt nga afati i paraparë do të parashtrojmë informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet. Do të shihet se krijohet famë rreth diçkaje që absolutisht është në pajtim me ligjin dhe nuk ekziston asnjë punësim i madh, por gjithashtu do të dalim edhe me informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet e kundërligjshme, mijëra punësime të kundërligjshmesh në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare deri në krijimin e Qeverisë së re, si dhe me raport shumë të hollësishëm për, mund të them, mashtrim rreth numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik”, deklaroi ministri Mançevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë promovimit të investimit të ri në InPlayer.

Lidhur me vendosjen e kuadrove të reja në pozita kyçe në pushtet, tha se ka kohë të mjaftueshme dhe se ajo që e bën Qeveria e re është t’i vendosë kuadrot përkatëse, e jo siç tha, vendosjen e dhunshme të kuadrove në pozita të caktuara.

“Ajo që për dallim nga qeveria paraprake e bëjmë, nuk ndodh në një ditë me vendosje të dhunshme të kuadrove në pozita të caktuara, por vërtet i gjejmë njerëzit përkatës të cilët duhet t’i përmbushin kushtet përkatëse që të munden në mënyrë përkatëse të përgjigjen në detyrat. Por absolutisht nuk pres asnjë problem dhe kjo shumë shpejt do të përfundohet”, tha Mançevski.

Sqaroi se bëhet fjalë për proces në të cilin të gjithë partnerët e koalicionit në Qeveri të gjejnë kuadro përkatëse për pozitë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button