VMRO-DPMNE: Të ndahen fonde nga rebalanci i buxhetit për dislokimin e mbeturinave në Tetovë

“Pushteti qendror me rebalancin e buxhetit urgjentisht të parashikojë fonde dhe të fillojë me procedurën e dislokimit të deponisë në Tetovë”, kërkojnë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Siç deklaroi sot Ivica Gjorgjeski, Komuna e Tetovës dhe institucionet kompetente janë të shurdhër ndaj apeleve dhe kërkesave të qytetarëve, ndërsa kryetarja Teuta Arifi nuk ka për qëllim ta zgjidh këtë problem.

“Midis verës, më pak se një kilometër nga qyteti ndodhen të gjitha mbeturinat të cilat anë mbledhur në Tetovë. Qindra metra nga tregu i qytetit dhe nga objektet komerciale dhe banesore ndodhet deponia e egër e cila funksionon me kushte të rëndomta. Nga 100 deri 140 tonë mbeturinë në ditë mblidhen në qytet dhe ruhet në vend të papërshtatshëm, ndërsa për shkak të papërgjegjësisë së zyrtarëve të qytetit ndodh që me ditë pjesë të qytetit të mbesin me mbeturina të pa mbledhura nga kontejnerët për shkak se në qytet paraqiten me dhjetëra deponi të vogla pas dritareve dhe para derreve të qytetarëve”, tha Gjorgjeski.

Sipas tij, problemi me deponinë është tepër serioz që të heshtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button