Adriana Lima, fotoja e parë zyrtare me të dashurin!

Ju kishim zbuluar disa ditë më parë se engjëlli më i përfolur i Victoria’s Secrets, Adriana Lima ishte në një lidhje të re dashurie. Bordo.al ju solli foto të momenteve nga pushimet që bukuroshja Lima po kalonte me të dashurin e saj të zemrës në plazhet e Bodrumit, në Turqi, shkruan Bordo.al.

Më në fund, ajo ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me shkrimtarin turk Metin  Hara përmes postimit të saj të fundit në Instagram. Në një foto bardh e zi, çifti duken të qeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit. ‘Unë zgjedh dashurinë!’, ka deklaruar Lima, duke na ëmbëlsuar mëngjesin e ditës së sotme.

 

Çifti është njohur në Stamboll, në maj të këtij viti. Duket se bukuroshes braziliane po i pëlqejnë djemt e ballkanit, pasi më herët ishte e martuar me basketbollistin serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button