Alarm në Schaffhausen të Zvicrës: Raportohet për një sulmues me motosharrë! (FOTO)

Në Shaffhausen, policia ka rrethuar sot, në mëngjes disa pjesë të qytetit të vjetër. Shkak për këtë masë sigurie është një “gjendje e jashtëzakonshme” që ka ndodhur aty, shkruan blick.ch dhe transmetojnë mediat tjera zvicerane.

Sipas portalit të përmendur, shkas për këtë alarmim të policisë është një person i cili po qarkullon me sharrë motorike në duar dhe duket se po kërcënon dhe sulmon njerëzit. Deri tash raportohet për së paku një njeri të lënduar në kokë, transmeton Albinfo.ch.

Sipas një zëdhënëseje të policisë, policia dhe ambulanca janë të mobilizuara. Veç kësaj edhe helikopterët e Rega-s po qarkullojnë mbi këtë zonë. “Ata janë në gjendje gatishmërie në rast se ndodh të ketë të plagosur”, ka thënë zëdhënësja, pa mundur të japë më tepër detaje.

Switzerland chainsaw attack

Schaffhausen attack

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button