Edhe “Aleksandri i Madh” do të ndihmojë për zgjidhjen e çështjes së emrit

“Viti i ardhshëm mund të jetë kyç për zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë”, shkruan gazeta greke, “Katimerini” duke u thirrur në burimet e saja, njofton Portalb.mk.

Në tekstin me titull “2018 – viti kyç për zgjidhjen e emrit me Shkupin”, gazeta shkruan se përfaqësuesit në Bruksel dhe në Uashingotn vlerësojnë se mundësi potenciale për zgjidhjen e çështjes për emrin është periudha mes zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 dhe zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni në vitin 2019. Në ato 18-20 muaj pritet politikë stabile, me perspektivë dhe fqinjësi të mirë, diçka që nuk ka ka arritur  ta bëjë ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

“Kompetentë për zgjidhjen e problemit janë parqitur si kryeministri Zoran Zaev, i cili ka formuar Qeveri në qershor pas disa muajve kaos politik. Arsye tjetër është edhe diplomatët blerësojnë se zgjidhja është e mundshme, pasi që interesi amerikan për rajonin përsëri po përforcohet, kryesisht për shkak të shqetësimit të Rusisë dhe përpjekjeve të saja për ndikimin në shtetet e dobëta”, shkruan gazeta.

Sipas gazetave greke të cilat thirren në deklarat e politikanëve grek “komunikimet me Shkupin reflektojnë në frymë të fullnetit të mirë për zgjidhje ne çështjes së emrit, por Athina pret që e njëjta bë konfirmohet me gjeste konkrete”. Greqia ka qenë e vetëdijshme se ndërrimi i projektit “Shkupi 2014” është i shtrenjtë, veçmas të disa përmendoreve të caktuara të cilat Athina i përjeton si provokime, dhe pritjet e tyre janë që Shkupi të bëjë disa hapa konkret, p.sh. t’i ndërrohet emri i Aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button