fbpx

Nuk ka kuptim fëmijët të dinë matematikë, e të mos dinë për xhihadin, qëndrim i një anëtari të partisë turke në pushtet

Anëtari i Komisionit për arsim në Parlamentin turk dhe deputet i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, Ahmet Hamdi Çamli deklaroi se “nuk ka kuptim të ligjërohet matematikë nxënësve të cilët nuk e dinë çka është xhihadi (lufta e shenjtë islame)”, shkruan “Hyriet dejli njuz”.

Çamli këtë e deklaroi derisa fliste për planet për kyçje të konceptit për xhihadin në planin e ri arsimor turk.

“Xhihadi është elementi më i rëndësishëm në islam. Xhihadi vjen para lutjes. Kur të shikojmë drejt sulltanëve islam, pothuajse të gjithë këto nuk kanë shkuar as në “haxh” (haxhillëk) që të mos e lënë xhihadin anash”, shtoi Çamli.

Plani i ri arsimor i Turqisë e përjashton nga librat teorinë për evoluimit, por e shton konceptin e xhihadit si pjesë nga e drejta islamike, njoftoi paraprakisht ministri i Arsimit të Turqisë, Ismet Jëllmaz, që shkaktoi kritika të ashpra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button