Agjencia bullgare “Fokus”: Prindërit dhe vëllai i Filip Petrovskit kanë pasaportë bullgare

Ish funksionari i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski, tërë familjes së tij i ka siguruar pasaportë bullgare, njofton agjencia bullgare “Fokus”, pas intervistës së tij për televizionin “Alfa” në të cilën ka folur kundër marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

“Filip Petrovski, me prejardhje nga Kumanova, është i njohur veçmas si person i afër ti familjes Gruevski, dhe ka arritur që të sigurojë pasaporta bullgare për më të afërmit e tij. Babai i tij, Tihomir Petrovski, është njëri nga aktivistët më me zë kundër marrëdhënieve maqedonaso-bullgare, por i njëjti ka marrë pasaportë të shtetit bullgar në vitin 2011. Nëna Marinella Petrovska e ka marrë pasaportën bullgare në vitin 2006, ndërkaq vëllai i tij Marko Petrovski në vitin 2015”, shkruan gazeta bullgare “Fokus”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button