Ministri Sugarevski premton se do ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski paralajmëroi se përgatitet terreni për ndërtimin e autostradës Shkup- Bllacë në gjatësi prej 12,5 kilometra, me çka Maqedonia do të lidhej më mirë me Kosovën fqinje, njofton Alsat-M.

 Është dhënë rekomandim se duhet të bëhen punë plotësuese e që lidhen me standardet vendore dhe ndërkombëtare. Konkretisht bëhet përditësimi i projektit nga viti 2002 e që ka të bëjë me tërë trasenë, përfshirë edhe zhvendosjet e nevojshme që duhet të bëhen në këtë trase. Projektim të plotë të një tuneli ndërsa patjetër të ketë revidim të sigurisë së rrugës dhe përgatitje të elaboratit të ri për shpronësim – u shpreh Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ministria e Transportit thonë se nga prilli vitin e ardhshëm pritet të përfundojë dokumentacioni projektues. Sipas informacioneve fillestare, me përditësimin e projektit të vjetër besohet se në pjesë të caktuara do të duhet të zhvendoset traseja ekzistuese. Ky aks paralajmërohej me vite dhe assesi të përfundojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button