Spasovski – Mektiq: Maqedonia dhe BeH të nënshkruajnë marrëveshje për udhëtim me letërnjoftime

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë Oliver Spasovski dhe ministri i Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Mektiq në takimin e sotëm në Sarajevë, kanë biseduar për mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës për udhëtim me letërnjoftime për qytetarët, transmeton MIA.

“Ministrat gjithashtu e konfirmuan edhe gatishmërinë e të dyja palëve për nënshkrimin e marrëveshjes për njohje reciproke të patent shoferit që është dakorduar për në mes të shtatorit të këtij viti, kur do të realizohet vizita e ardhshme e ministrit Spasovksi në Bosnjë  Hercegovinë”, theksohet në kumtesën e MPB-së të Maqedonisë.

Ministri Spasovski është pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili është për vizitë në Sarajevë.

Siç kumtoi MPB, ministrat e kanë theksuar bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e punëve të brendshme të të dy vendeve, si dhe nevojën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kriminalitetit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button