Çdo e dyta veturë të prodhohet në Kinë

Sipas prognozave të cilat i ka publikuar “IHS Automotive”, Kina deri në vitin 2021 do të prodhojë gjysmën e veturave totale që do të prodhohen në mbarë botën. Nëse merret parasysh rritja globale e prodhimit, në këtë vend do të prodhohen mbi 50 milionë vetura në vit.

Gjatë vitit të kaluar në Kinë janë prodhuar mbi 22 milionë vetura, dhe ky fakt e rendit këtë vend në majë të top listës së vendeve me numrin më të madh të veturave të prodhuara. Edhe pse gjatë këtyre pesë viteve të fundit është shënuar rritje e vogël e shitjes së veturave në Kinë, prognozat e fundit thonë të kundërtën.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, në botë janë prodhuar mbi 87 milionë vetura, që i bie për 25 milionë vetura më shumë për dallim nga viti 2009. Sipas ekspertëve parashihet që deri në vitin 2021 prodhimi global i veturave të rritet në 108 milionë, ku 50 për qind prej tyre do të prodhohen në fabrikat e Kinës.

Rritja e prodhimit të veturave pritet të ndodhë edhe në Amerikën Jugore, e cila do të vazhdoj të tërheq investitorë të huaj si në Evropë. Në anën tjetër, vlerësohet se deri më 2021 në Korenë Jugore dhe në Japoni do të prodhohen më pak vetura se sa që prodhohen sot. Kjo do të ndodh si rezultat i rritjes së valutave të këtyre vendeve dhe prodhimin e tyre do ta zhvendosin në vende tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button