Është rrahur një shkupjan derisa ka qëndruar në ulur në stol para ndërtesës

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate S.R. (58) është rrahur nga gjashtë meshkuj të panjohur derisa ka qëndruar ulur në një stol para ndërtesës në rrugën “Boro Menkov” në Shkup dhe e ka pritur të dashurin e tij.

Në sulm ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe thyerje të njërit brinj. Shkak për sulmin ka qenë që personat nuk e kanë lejuar të qëndrojë në stol.

Atij i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën e Urgjencës Shkup. Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button