Nikolla Naumovski: Nuk jam i punësuar në Ministrinë e Kulturës, do ta padis VMRO-DPMNE-në

Më shumë se 10 ditë tema kryesore e bisedave të ditës është punësimet në Qeverinë e re, nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp konfirmuan se Nikolla Naumoski është i punësuar në Ministrinë e Kulturës, njofton Portalb.mk.

Po ai e ka përgënjeshtruar informatën e tillë duke shtuar se është gënjeshtër dhe ka thënë se partia e VMRO-DPMNE-së do të përballet me padi.

“Para disa ditëve VMRO-DPMNE në disa raste në konferenca për shtyp dhe në fjalimet e Kuvendit të Emilija Aleksandrova, Dimçe Arsovski dhe Antonio Milloshovski kanë shpifur se unë jam i punësuar në Ministrinë e Kulturës, gjegjësisht në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Kjo është gënjeshtër, së bashku me komentet e dërguara se vendin e punës e kam merituar me pështyrje të Qeverisë së mëparshme, ky ka qenë shkaku që të dërgoj letër te partia me kërkesë për falje dhe korrigjim të pretendimeve. Nëse nuk e kanë bëjnë atë, do të përballen me padi”, theksoi Naumoski.

Ai shtoi se nuk është i punësuar në Ministrinë e Kulturës (as në ndonjë institucion tjetër të shtetit).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button