Ja si do të jetë moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Deri të martën rajoni ynë do të jetë nën ndikim e një mase ajrore shumë të nxehtë.  Temperaturat e ditës do të kenë rritje të lehtë dhe në pjesën më të madhe të vendit do të kalojë mbi 35 gradë, ndërsa në jug-lindje do të arrijë deri 40 gradë, njofton Portalb.mk.

UV indeksi do të jetë 9.

Për nesër dhe të hënën nuk është e përjashtuar mundësia e paraqitjes së shiut të rrallë me bubullima, para se gjithash në rajonet malore.

Nga e marta pritet ndryshim i kohës ku në orët e pasdites do të ketë mot jostabil dhe me shira lokal, bubullima dhe erë të fortë, veçanërisht në pjesën veriore. Temperatura e ditës do të ketë rënie dhe do të vazhdojë edhe dy ditët e ardhshme pas të martës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button