MPB gjen armatim në fshatin Bllacë (VIDEO)

Sot është armatim përskaj rrugës së asfaltuar në fshatin Bllacë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë në fshatin Bllacë, më saktësisht në afërsi të rrugës rajonale drejt Kosovës, në një kanal përskaj rrugës së asfaltuar janë gjetur dy granata M57, pesë ndezëse për bomba dore, mitraloz të prodhimit kinez, mitraloz 7.62 mm të prodhimit rus, pushkë automatike AK 7.62 mm, tre korniza boshe për pushkë automatike dhe tre qese me gjithsej 2141 plumba të kalibrit 7.62 mm.

Në vendin e ngjarjes, nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme – Shkup, është kryer ekspertizë dhe mjetet e gjetura janë marrë, pas së cilës, me urdhër të prokurorit publik, do të dorëzohen në Departamentin për Krim Teknikë për ekspertizë.

SPB Shkup ndërmori aktivitete për pastrimin e plotë të rastit.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button