Një delegacion qeveritar i Maqedonisë për vizitë zyrtare në BeH

Një delegacion qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Pritja solemne do të mbahet në pllajën para ndërtesës së institucioneve të përbashkëta të BeH pas çka vijon takim i delegacionit të Maqedonisë me anëtarët e delegacionit të Këshillit të ministrave të BeH.

Pas takimit, sipas informacioneve nga Shërbimi për informim të Këshillit të ministrave të BeH, janë planifikuar deklarata të Zaevit dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Xvizdiq.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.

Në suaza të vizitës është paraparë të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BE-së, si dhe nënshkrim i Programit për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve Civile në BeH.

Sipas agjendës është paraparë pasdite në Rotmile kryeministri i Maqedonisë së bashku me kryetarin e Këshillit të ministrave të BeH të vendos lule në memorialin e presidentit të Maqedonisë të vdekur tragjikisht  Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.

Në orët e mbrëmjes kryeministri Zaev me Zvizdiq do të marrin pjesë në Mostar në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button